Lajmet e fundit
“Nuk e kam të qartë të ardhmen time. Më ka mbetur edhe një vit kontratë por jam i lumtur. Nuk besoj se Florentino Perez do të më telefonoj mua, do të bisedoj me përfaqësuesit e mi dhe do ta dëgjojnë”

Thibaut Courtois e ka pranuar se nuk e ka të qartë të ardhmen e tij dhe se mund të largohet nga Chelsea në fund të edicionit.
Gardiani belg është i lidhur me një kalim tek Real Madrid, që e ka kthyer në prioritet kryesor për ta blerë gjatë verës.
Courtois ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Barcelona në Stamford Bridge, duke theksuar se çështja do të vendoset kur t'i vijë koha.
“Nuk e kam të qartë të ardhmen time. Më ka mbetur edhe një vit kontratë por jam i lumtur. Nuk besoj se Florentino Perez do të më telefonoj mua, do të bisedoj me përfaqësuesit e mi dhe do ta dëgjojnë”.