Lajmet e fundit

Këtë verë pritet që kampioni europian Real Madrid ta transferojë një top portier, dhe thuhet se Courtouis është synimi i tyre kryesor, e jo De Gea.
Belgu mbetet caku i tyre kryesor, pavarësisht raportimeve se portieri i Manchesterit, David De Gea po kërkon shtëpi në Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Dështimi i blerjes së spanjollit në afatin kalimtar veror te vitit 2015 mund të ketë luajtur rol në vendimin e madrilenëve që Thibaut Courtois të jetë tash prioritet i tyre.