Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, pas debutimit në La Liga ndaj Leganes ka folur për përshtatjen e tij brenda ekipit ku ka treguar se ai tashmë ka krijuar një raport miqësor me bashklojtarët.
“Nganjëherë ata bëjnë shaka për finalen e Ligës së Kampionëve që e kam humbur ndaj tyre sa isha pjesë e Atletico Madrid”, është shprehur belgu.
Courtois ka çmuar dëshirën e lojtarëve për fitore, transmeton Klan Kosova.
“Ata janë një grup shumë garues dhe ata dëshirojnë të vazhdojnë të fitojnë”, ka shtuar 26 vjeçari.
Courtois ka bërë debutimin ndaj Leganes pas tre ndeshjeve të kaluara në stol.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.