Lajmet e fundit

Ish-trajneri i Belgjikës, Graeme Jones, beson se portieri shtatlartë do ta lë “Stamford Bridge” këtë verë.
Portieri 26 vjeçar, ka disa kohë që është lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid pasi nuk e ka fshehur dëshirën për një ri-bashkim me familjen e tij në Spanjë.
Pritet që Los Blancos të rrisin interesimin për belgun gjatë javëve të ardhshme, pasi ata janë duke pritur Chelsea-n për të gjetur zëvendësimin e duhur.
"Atij i ka mbetur një vit në kontratën e tij tani, dhe unë mund të them se ai po largohet, të bëhem i sinqertë”, tha Jones i cili të enjtën iu bashkua stafit të Darren Moore në West Brom.
Poashtu ai ka vlerësuar lartë paraqitjet e belgut gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018.
"Natyrisht që ai fitoi Dorëzën e Artë në Kupën e Botës dhe pati një turne fantastik”, ka shtuar ish-trajneri i belgëve.
Ish-anëtari i Atletico Madridit nuk është ylli i vetëm që ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij, kjo pasi edhe bashkëkombësi i Courtois, Eden Hazard, është përmendur së fundi për një kalim në “Santiago Bernabeu” dhe Toby Alderweireld thuhet se është në radarin e Manchester United-it.