Lajmet e fundit

Leicester City do të përfitonte sikur t’i linte në bankën rezervë Jamie Vardy dhe Ryiad Mahrez.
Kjo sipas ish-trajnerit, Tony Cottee i cili ka shtuar se vetëm kështu ata to t’i shpëtonin zonës së rrezikimit.
Dyshja kishte shkëlqyer në edicionin e kaluar ku dhe rrëmbyen titullin e kampionit. Por sivjet nuk po iu shkon sipas planit. Ata kanë realizuar bashkë vetëm tetë gola, për dallim kur një vit më herët në të njëjtën fazë kishin 32.
“Ranieri duhet të mbetet besnik ndaj futbollistëve për punën që bënë një edicion më parë, por tash janë në një pikë kur duhet shikuar paraqitjet e tyre”.
“Ata janë në një fazë ku iu duhet rezultatet”, ka shtuar Cottee.
“Ranieri duhet të marrë përgjegjësinë dhe të bëjë ndryshimet taktike për të dalë nga kjo mjegull”, ka pohuar më tej ai./Klan Kosova/