Lajmet e fundit
Sulmuesi ditëve të fundit ka deklaruar se nuk i pëlqen ushqimi, moti dhe jeta në Angli.

Chelsea është tronditur nga lajmi për largimin e mundshëm të sulmuesit Diego Costa.
Mediet në ishull raportojnë se spanjolli i natyralizuar mund ta braktis Chelsean në merkaton e verës, sepse atij nuk po i pëlqen ushqimi në ishull.
Por, as klima dhe jeta në përgjithësi.
Besohet se Costa e mendon rikthimin në Spanjë, tek Atletico Madrid.
Ai ishte sulmuesi kryesor i Chelseat sivjet dhe ndër më të mirët në Angli.