Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Spanjës mendon se trajtimi që po i bëhet në Premierligë s’është aspak njerëzor, pasi ai tani është delja e zezë – pas largimit të Luis Suarezit.

Diego Costa ka thënë se trajtimi që po i bëhet nga shumë dimensione të jetës në Angli është jashtëzakonisht i keq.
Sipas spanjollit ai është duke marrë trajtimin që dikur i rezervohej Luis Suarezit, kur ky i fundit ishte lojtar i Liverpoolit.
“Mendoj se Suarez u largua nga këtu sepse trajtohej shumë keq”.
“Në këtë rast mendoj se unë e kam zëvendësuar atë. Kjo gjë është shumë e qartë”.
“Shumë njerëz nuk më duan. Nëse gabon diçka dhe kritikohesh është në rregull. Por kur kritikohesh pa gjë, atëherë problemi ekziston”.
“Shpresoj që të mos e kenë personale me mua. Gjithashtu shpresoj që kjo të përfundojë”.