Lajmet e fundit
Sulmuesi nuk i ka duruar do të bërtiturat e trajnerit për vendosjen në fushë, dhe është kthyer nga banka duke ia kthyer me të njëjtën monedhë

Diego Costa është një lojtar i vështirë për t'u pasur në fushë, gjë të cilën e dëshmoi të shtunën me incidentin me trajnerin Antonio Conte.
Sulmuesi spanjoll njihet për karakterin e tij të vështirë dhe nuk i ka duruar dot të bërtiturat e udhëzimet e Contes gjatë ndeshjes.
Në pjesën e dytë Costa u kthye nga stoli dhe duke i bërë me dorë shenjën e zëvendësimit, i tha: “Nëse nuk të pëlqej, më ndërro”.
Një gjest që nuk është pritur mirë nga Conte që njihet si një trajner që nuk i toleron sjelljet e tilla.