Lajmet e fundit

Futbollisti Douglas Costa pritet të jetë objektivi i radhës së Manchester United në rast se dështon arritja e marrëveshjes me lojtarin Jadon Sancho.
Kjo është bërë e ditur nga mediumi italian Sky Sports, të cilët njoftojnë se për 29 vjeçarin Unitedi pritet të bëjë ofertë zyrtare gjatë ditëve në vazhdim, transmeton Klan Kosova.
Costa, këtë edicion nuk ka qenë në formën e tij pasi ka shënuar vetëm tre gola në 29 ndeshje te Juventus.
Ai, aktualisht ka kontratë edhe për dy vitet e ardhshme me ‘Zonjën e Vjetër’ nga Torino.