Lajmet e fundit
Braziliani nuk do të paraqitet në përballjen e radhës të Bayern Munchenit shkaku i një lëndimi në kofshë, të cilin e mori në përballjen me Olympiakosin në Ligën e Kampionëve.

Douglas Costa do të mungojë në përballjen e e së shtunës ndaj Hertha Berlinit shkaku i një lëndimi në kofshë, kanë konfirmuar burime brenda gjigantit gjerman.
Asi brazilian hapi serinë e golave në fitoren 4-0 të Bayernit ndaj Olympiakosit në Ligën e Kampionëve, por u nxor u largua nga ndeshja në minutën e 18-të, duke u zëvendësuar nga Javi Martinez.
Costa ka shkëlqyer që nga transferimi i tij tek gjigandi bavarez nga Shakhtar Donetsk, duke shënuar pesë gola në 20 paraqitje.