Lajmet e fundit
Presidenti i Los Colchoneros ka thënë se nuk ka mundësi që klubi ta kthejë brazilianin me pasaportë spanjolle.

Diego Costa nuk do të kthehet tek Atletico Madrid, ka konfirmuar presidenti i skuadrës spanjolle Enrique Cerezo.
Costa, që është duke shërbyer suspendimin prej tri ndeshjesh, është i lidhur me një kthim në Spanjë.
Sulmuesi ka shënuar 64 gola në 133 ndeshje për Atletico, duke e ndihmuar skuadrën në triumfin në La Liga në edicionin 2013-14, por kthimi i tij në Vincente Calderon nuk do të ndodhë.
“Ai ka kontratë me Chelsea. Ka raste kur sado e do një futbollist në skuadër, kontrata nuk e lejon këtë gjë”.
“Të negociosh me Chelsea është shumë e vështirë, gati e pamundur”.