Lajmet e fundit

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa ka paralajmëruar se mund të ndjek rrugën e Filipe Luis për tu rikthyer në Atletico Madrid në të ardhmen.
Të dy futbollistët u bashkuan me Chelsean në vitin 2014, por që Luis kaloi vetëm një sezonë në Londër, para se të kthehet në kryeqytetin spanjoll në fillim të këtij viti.
Costa i cili ka luftuar sivjet për të gjetur formën, ka qenë i lidhur me një rikthim tek ish-punëdhënësit e dikurshëm. Ai po ashtu ka bërë të ditur se është tifoz i Ateltit.
“Kurrë nuk i dihet, shiko ku është Filipe Luis tash”, ka thënë Costa kur është pyetur për rikthimin e mundshëm në Rojiblanco, transmeton Klan Kosova.