Lajmet e fundit
Dyshja fitoi Premierligën në edicionin e parë të Costa në Stamford Bridge, ndaj ende mbajnë raporte të mira mes vete

Diego Costa i është ende falënderues Jose Mourinho, ndërsa përgatitut të përballet me Manchester United në fundjavë.
Mourinho e transferoi Costa nga Atletico Madrid më 2014 dhe sulmuesi ia shpagoi besimin duke qenë njeriu kyç pas triumfit të skuadrës në Premierligë.
Spanjolli i natyralizuar i është ende falënderues portugezit për ndihmën e dhënë gjatë kohës sa ishte nën urdhrat e tij.
"I jam shumë falënderues Mourinho sepse kam mësuar shumë nga ai. Më ka ndihmuar shumë".
"Të gjithë lojtarët duan të përmirësohen dhe Mourinho është një nga më të mirët në këtë fushë".