Lajmet e fundit
Sulmuesi spanjoll mund të kthehet tek ish skuadra e tij, pasi nuk është i kënaqur me mënyrën si është trajtuar nga Blutë e Londrës

Diego Costa është afër kalimit tek Atletico Madrid pasi skuadra është në bisedime me Chelsea për të riblerë sulmuesin për 50 milionë euro.
Sulmuesi nuk i është bashkuar skuadrës që nga pushimet verore dhe ka kritikuar publikisht klubin për mënyrën e trajtimit të tij.
Një kthim tek Atletico do të ishte destinacioni i preferuar i tij dhe me mënyrën si kanë shkuar deri tani bisedimet, duket shumë i mundur.