Lajmet e fundit

Një gol i shënuar nga Correa që në minutën e 6-të në sfidën përballë Malagas i mjaftoi Atleticos së Madridit për t’u kthyer te fitorja në La Liga, ku në 3 takimet paraardhëse kishte regjistruar një barazim dhe dy humbje, e fundit në derbin me Realin.
Skuadra e Simeones me këtë sukses u ngjit në kuotën e 39 pikëve, në vendin e katërt, aq sa ka grumbulluar Sevilla, që luan këtë të diel në fushën e Celta Vigos.
Zhgënjen Valencia, e cila u mposht thellë 3-0 në fushën e Getafes, për të cilën realizoi dy herë Mollina dhe në fund Mata, për të vulosur suksesin bindës të ekipit nga periferia e Madridit.
Në ndeshjen e tjera Valladolidi barazoi 1-1 me Villarrealin, ndërsa Levante mposhti 2-0 Leganes./supersport.al/