Lajmet e fundit

Sulmuesi i Lazios, Joaquin Correa, është më afër të shkojë drejt PSG-së sesa në Arsenal ose në Tottenham Hotspur.
Argjentinasi është në tregun e transferimeve pas ardhjes së Maurizio Sarri si trajner për të zëvendësuar Simone Inzaghi në Stadio Olimpico, shkruan Football Italia, njofton Klankosova.tv.
Ai pritej të tërhiqej nga një klub i Premier i Ligës, me çmimin e kërkuar 40 milionë euro.
Arsenal dhe Tottenham u konsideruan si favoritët për nënshkrimin e tij. PSG-ja kishte qasje pasive ndaj Corroeas muajin e kaluar, por tani thuhet se po intensifikohet kontaktet e tyre për transferim.
Correa mbush 27 vjeç në gusht dhe shënoi 11 gola në 38 ndeshje për Lazion këtë sezon, duke kontribuar gjithashtu me gjashtë asistime.
Në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro.