Lajmet e fundit

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka sjell një trend të ri çorapesh.
Me një lloj më ndryshe se herave të tjera, Trudeau u pa në samitin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, njofton Klan Kosova.
Kanadezi kishte befasuar me çorapet e tij ngjyrë vjollcë, ndërsa në to figuronin rosa të verdha.
Në ato momente lideri 46 vjeçar kanadez, po bisedonte me fituesen e çmimit Nobel për Paqe, pakistanezen Malala Yousafzai, njofton Klan Kosova.
Çorapët krijuan vëmendje të vaçantë tek ai ndërsa kishte kombinuar me kostumin e errët blu, në takim të cilin po merrnin pjesë dhe shumë liderë të tjerë botëror përfshirë këtu dhe nga Kosova.