Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale të Copa America Centenario. Skuadra e Jurgen Klinsman fitoi 2-1 me Ekuadorin në një sfidë ku dy lojtarë, një për cdo skuadër u ndëshkuan me karton të kuq.
Futbollisti që shkëlqeu në stadiumin e Siatëllit ishtë Clint Demspey, që realizoi me kokë që në minutën e 22 -të pas krosimit të Jones.
I njëjti futbollist 5 minuta më pas e detyroi portierin e Ekuadorit Dominguez të bënte një pritje vendimtare për të mops lejuar thellimin e rezultatit.
Në fund të pjesës së parë Brad Guzan i mohoi golin Enner Valencias, duke fituar duartrokitjet e publikut vendas.
Në minutën e 52 Jermaine Jones i Shteteve të Bashkuara dhe Antonio Valencia u detyruar në dilnin nga fusha me karton të kuq.
Në të 65-tën Dempsey i dha mundësinë e realizimit Zardes për golin e 2-0, finalizimin që u duk sikur e mbylli ndeshjen.
Ekuadori mundi të reagonte në të 74-ën me Arroyo që shfrytëzooi krosimin e saktë të Ayovit nga një goditje standarde.
Në të 77-ën Ekuadori humbi një mundësi të mirë të mirë për të barazuar rezultatin, pasi në minutat e mbetura Shtetet e Bashkuara u mbrojtën me shumë forca për të siguruar një kualifim historik në gjysmëfinale të Copa america Centenario ku me shumë mundësi do të gjejë Argjentinën e Lionel Messit, që do të përballet në cerekfinale me Venezuelën.