Rokeri i famshëm Alice Cooper është rrëfyer për problemet e tij me alkoolin që i kishte pasur në të shkuarën.
Në një pjeksë të shkëputur nga “Ai që jam vërtet: Ditari i një vampiri” ai ka dhënë detaje nga ky problem që e kishte arritur kulmin në fund të të shtatëdhjetave.
“Vetëm sa pija më shumë e më shumë. Shkoja në concert, e shikoja kostumin tim të shtrirë, dhe më kujtohet që qaja, e shikoja, dhe e dija se çfarë duhej të bëja në mënyrë që ta kryeja atë koncert”, ka thënë Cooper.
“Kam provuar shumë mënyra shërimi, shumë mjekë, shumë metoda të ndryshme, asgjë nuk funksiononte. Vetëm sa përkeqësohej”.
“E doja koncertin. E urreja koncertin. E doja jetën time, por e urreja jetën time. Mund të ishte shumë më e mirë se aq”.
https://www.youtube.com/watch?v=Qq4j1LtCdww
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.