Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Chelsea, Antonio Conte nuk ka qenë i kënaqur me paraqitjen e brazilianit Oscar në fazën e ndeshjeve përgatitore për sezonin e ri.
Kështu italiani njofton The Sun se do ta lë të lirë mesfushorin që të largohet nga Stamford Bridge. Madje atij i ka vënë edhe çmimin. Të gjitha skuadrat që e duan Oscar do të duhet të paguajnë 30 milionë funta.
Arsyeja se pse Conte s’e do Oscar është dembellëku. Ai thuhet se është një futbollist që nuk punon aq sa duhet për skuadrën, transmeton Klan Kosova.