Lajmet e fundit

Skuadra e Tottenham-it është pa trajner pas vendimit për ta shkarkuar italianin Antonio Conte nga detyra e shefit të shtabit teknik.
53 vjeçari e mori drejtimin e ekipit nga Londra në vitin 2021 për të qëndruar dy vjet transmeton klankosova.tv.
Ndonëse klubi ishte i pa kënaqur me rezultatet, statistikat e vendosin lartë trajnerin italian.
Me Conten në krye Tottenham ka marr 1.88 pikë për ndeshje duke qenë trajneri i dytë më i suksesshëm i këtij klubi.
Më mirë se ai qëndron vetëm Maurizio Pocchettino që sa ishte pjesë e Tottenhamit siguronte 1.89 pikë për ndeshje.
Ndryshe Conte e drejtoi Tottenhamin në 56 ndeshje duke siguruar 32 fitore, 9 barazime dhe 15 disfata.