Lajmet e fundit

Antonio Conte ka vënë në shfrytëzim formacionin e tij të preferuar edhe te Chelsea.
3-5-2 është ajo që don italiani, ku ka njoftuar se David Luiz do të luajë në qendër të mbrojtjes.
Braziliani është rikthyer në Stamford Bridge në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke plotësuar kërkesën e Contes të kësaj vere.
“Mendoj se Luiz është qendërmbrojtës, ai ka luajtur shumë ndeshje në këtë pozitë.”
“E di se nganjëherë ai ka luajtur në mesfushë por që idea imë është ta përdor atë në pozitën më të mirë që i përshtatet atij, qendra e mbrojtjes”, ka thënë Conte, transmeton Klan Kosova.