Lajmet e fundit

Antonio Conte e ka konfirmuar që N’Golo Kante është “gati” për t’u rikthyer për Chelsean, duke nënkuptuar që mesfushori do të jetë i gatshëm që të luajë në derbin kundër Manchester United më 5 nëntor.
“Ai po përparon shumë mirë”, tha trajneri i Chelseas pas fitores 2:1 ndaj Evertonit të mërkurën mbrëma.
“Jam i lumtur, e pashë në gjendje shumë të mirë fizike”.
“Duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për të. Ai është gati”.