Lajmet e fundit
Me veteranin jashë fushave, italianit i mungoi një element i rëndësishëm i kontrollit dhe organizimit.

Antonio Conte ka thënë se Chelsea i mungoi lidershipi i John Terry, ndërsa humbi ndeshjen nga Liverpool.
Golat e pjesës së parë nga Dejan Lovren dhe Jordan Henderson, që shënoi me një gjuajtje të bukur nga distanca, ishin të papërballueshëm për skuadrën nga Stamford Bridge.
Diego Costa shënoi një gol në tentim për t'i kthyer Blutë në lojë, por kjo ishte krejt cka arritën të bëjnë.
"Mendoj se na mungoi organizimi - John Terry, në disa raste. Duhet të kemi kujdes".
"Në pjesën e parë nuk ishim të kujdesshëm dhe pranuam dy gola. Dhe kur kjo gjë ndodhë është shumë e vështirë të kthehesh në lojë". /klankosova.tv