Lajmet e fundit
Lëvizje të mëdha në stafin teknik të Real Madrid dhe Chelsea mund të ndodhin gjatë verës, nëse merren për bazë mediat britanike me burime brenda dy skuadrave

Mediat britanike raportojnë se Real Madrid është duke u përgatitur ta blejë Antonio Conte, për ta zëvëndësuar Zinedine Zidane, pas shkrimeve se Carlo Ancelotti mund të kthehet në Stamford Bridge.
Shefi i Bluve është në listën e zyrtarëve të gjigantit spanjoll për zëvendësimin e teknikut francez, ndërsa Ancelotti besohet se ka zhvilluar bisedime me Roman Abramovich për mundësinë e marrjes të drejtimit të skuadrës.