Lajmet e fundit

Tottenham dhe Antonio Conte janë duke finalizuar detajet e fundit të kontratës deri në qershor 2023, teksa ish-trajneri i Interit thuhet se do të nënshkruajë marrëveshjen me Lilywhites nesër në mëngjes.
Conte dhe Tottenham thuhet se kanë planifikuar nënshkrimin nesër në mëngjes, sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio.
Ka ende disa detaje të fundit në marrëveshjen mes Contes dhe Tottenhamit, por trajneri pritet të marr drejtimin për një vit e gjysmë, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Conte mbërriti në Londër sot, për të diskutuar me Fabio Paraticin dhe Daniel Levy, të cilët vepruan me shpejtësi për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo.
Spurs thuhet se kanë përgatitur një marrëveshje deri në qershor 2023 për Conte, i cili dukej se ishte në garë për të marr drejtimin në Manchester United.