Lajmet e fundit
Tekniku italian ka zgjedhur të mos kalojë në Santiago Bernabeu, ani pse është i palumtur me mosvlerësimin që kanë për të zyrtarët e Chelsea

Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, ka refuzuar ofertën e Real Madrid për të marrë drejtimin e skuadrës.
Megjithëse është i palumtur me interesimin e Bluve për një tjetër trajner, ai është i vendosur të mos dorëhiqet me vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë.
Marrja e drejtimit të gjigantit spanjoll shihej si rrugë largimi nga Londra, por ai nuk e di nëse skuadra do t'i bindej teknikave të tij të stërvitjeve.