Lajmet e fundit
Trajneri i ri i Bluve ka angazhuar bashkëkombasin e tij për të stërvitur portierët e skuadrës dhe mbajtur ata në nivel.

Antonio Conte pritet që nënshkrimin e parë në krye të Chelsea ta ketë italianin Gianluca Spinelli.
Raporte të ndryshme thonë se ai është i motivuar nga nevoja për të pasur dikë që di si të sillet me portierët dhe t’i mbajë ata të lumtur.
Caktimi i tij në krye të detyrës do të thotë që Christophe Lollichon, që nga viti 2007 e ka kryer këtë detyrë në Stamford Bridge, do të largohet.