Lajmet e fundit

Antonio Conte insiston se është i lumtur në Chelsea.
Kjo deklaratë e tij vjen pas thashethemeve se mund të largohet në verën e këtij viti nga Stamford Bridge në drejtim të Italisë.
47 vjeçari ka kaluar sezonin e parë të tij në Angli duke qenë sensacional dhe tash për tash është në rrugë për të siguruar titullin e kampionit të Premier League. The Blues janë shtatë pikë përpara përcjellësit të parë me vetëm edhe tete ndeshje për tu zhvilluar.
“Kam lexuar intervistën e Federico Pastorelli. Nuk e njoh atë dhe nuk e di se pse ky person ka folur për mua”, ka thënë Conte.
“Mendoj se do të qëndrojë këtu, jam i lumtur dhe kjo është më e rëndësishmja për mua”.
Italiani ka thënë se nuk parapëlqen që të tjerët të flasin për të.
“Kam edhe dy vite në kontratën time me Chelsea – kjo është e vërteta”, ka shtuar Conte.