Lajmet e fundit

Ish menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, nuk është i interesuar që të bëhet trajner i ri i Roma.
Italiani ka marrë vendim që të pushojë një vit prej që la The Blues.
Roma është afër që të shkëpusë kontratën me menaxherin, Euesbio Di Francesco, shkruan Corriere dello Sport, çka ka ngritur spekulime se mund ta pasojë Conte, përcjell Klan Kosova.
Roma i ka dhënë dy ndeshje Di Francesco që të mund t’i rikthejë gjërat së mbari, përndryshe do të shikojnë mundësinë e gjetjes së një trajneri, që të përmirësojë fillimin e keq të edicionit në Serie A.