Lajmet e fundit

Trajneri i Chelsea-s, Antonio Conte, ka qenë në kontakt me Leonardo Bonucci-n, pas raporteve se mbrojtësi është i palumtur te Milan, sipas Tuttosport.
Bonucci iu bashkua Milanit në verë, në një transfer prej 40 milionë eurosh nga Juventusi, por tashmë po shikon të largohet nga ky klub pas një fillimi të dobët të stinorit.
Ai më parë ka qenë cak i Manchester City-t, përderisa Conte kishte dëshiruar që të nënshkruajë me qendërmbrojtësin që kur kishte ardhur në krye të Chelsea-s, më 2016.