Lajmet e fundit

Trajneri italian Antonio Conte ka zbarkuar në Londër para pak minutash.
Sipas raportimit të mediave, Conte ka nënshkruar sot marrëveshjen me Tottenham për tu bërë trajner i ri i skuadrës angleze.
Agjenti i trajnerit italian duket se i ka finalizuar detajet e kontratës me Paraticin dhe se gjatë ditës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.
Antonio Conte e kishte fituar Premierligën me Chelsean, ndërsa më pas kishte arritur sukses edhe me Interin duke triumfuar në Serie A.