Lajmet e fundit

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte, ka kritikuar thashethemet që skuadra është kthyer kundër tij këtë sezon.
Gazeta britanike, The Sun, pohoi se lojtarët e kanë kontaktuar ish-numrin dy të Chelseas, Steve Holland, për të sugjeruar që ata nuk kanë më raport të shëndoshë me Conte-n, edhe pse lajmi është larguar nga ueb-faqja e tyre.
“Rreth nesh ka shumë dokrra”, u tha Conte reporterëve para ndeshjes së Chelseas me Bournemouth të shtunën.
“Shoh përtej të njëjtës gjë që ka ndodhur me shumë menaxherë [në Chelsea]”.
“Ka mungesë të respektit. Mund ta pranoj që ata shkruan që klubi ishte gati që të më shkarkojnë mua dhe pastaj tregimi me lojtarë. Mund ta pranoj këtë, por të përfshihet një tjetër person në këtë, mendoj që është jokorrekte, dhe nuk është mirë që ky person duhet të më dërgojë mesazh dhe të më thotë se i vjen keq ‘por kjo nuk është e vërtetë’”.
“Pse ta përfshini edhe një person tjetër në këto dokrra. Nëse doni të më godisni, më godisni mua. Kjo është jokorrekte, dhe e urrej këtë lloj të situatës”.