Lajmet e fundit

Bisedimet raportohet të kenë filluar nga Chelsea për të gjetur trajnerin që do ta zëvendësojë në këtë detyrë Guus Hiddink.
Italiani Antonio Conte është më favoriti për të marrë drejtimin e klubit nga Londra.
Prej kur u shkarkua Mourinho ka pasur shumë thashetheme se kush do të vijë në krye të klubit, por edhe tash ka spekulime pas që Hiddink ka marrë ta drejtojë skuadrën vetëm deri në fund të këtij sezoni.
I përmendur për të marrë detyrë në Stamford Bridge është edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, transmeton Klan Kosova.