Lajmet e fundit

Antonio Conte ka konfirmuar se David Luiz do të jetë titullar në ndeshjen e së premtes kundër Liverpool.
Trajneri i Chelseas ka thënë se është i bindur që braziliani është i gatshëm.
“Nesër David Luiz do të paraqitet për herën e parë për neve prej rikthimit.”
“Ne kemi besim. Presim që ai të luajë mirë. E dimë se është lojtar i mirë. Ne jemi duke punuar që ta kemi atë në gjendjen më të mirë, për të nxjerr më të mirën.”
“Ai ka punuar shumë këto ditë. Kam besim se do të bëjë më të mirën”, ka thënë Conte, transmeton Klan Kosova.