Lajmet e fundit

Trajneri i Kombëtares së Italisë në futboll, Antonio Conte ka folur menjëherë pas fitores 1:3 kundër Azerbajxhanit.
Me këtë fitore Italia e ka siguruar biletën për Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Francë në vitin 2016.
“Jam i lumtur për punën që kemi bërë, kam parë ekipin që ka ecur drejt përparimit, nuk ishte e lehtë kjo arritje”, ka thënë Conte.
Ndërsa ka thënë se në ranglistën e FIFA ata pozicionohen pas Kroacisë, ndërsa kroatët në grup ndodhen pas tyre, gjë të cilën ai nuk e kupton, transmeton Klan Kosova.