Lajmet e fundit

Trajneri i Interit, Antonio Conte, po kërkon që ky klub të nënshkruajë me Romelu Lukakun, pavarësisht se ata nuk po kanë mundësi ta paguajnë çmimin e kërkuar nga Manchester United, sipas Calciomercato.
Interi po shpreson që t’ia zbresë çmimin Djajve të Kuq përmes negociatave, mirëpo klubi anglez duket se nuk po lëkundet.
Conte do të takohet me drejtorët e klubit këtë të hënë për ta diskutuar strategjinë, mirëpo trajneri i ri i Zikaltërve është i vendosur që ta sjellë Lukakun në San Siro.