Lajmet e fundit

Përzgjedhësi i Italisë në futboll, Antonio Conte ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi ai përflitet se mund të marrë drejtimin e Chelseas, nga edicioni i ardhshëm.
Për këtë thuhet se edhe vet italiani tash është i interesuar. Ai pritet që të takohet me pronarin e klubit Roman Abramovich javët në vijim për të biseduar për kushtet e kontratës.
Madje raportohet se Monaco do të jetë vendi ku ata do të takohen, transmeton Klan Kosova.