Lajmet e fundit
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë shihet si lojtar që mund të jetë shembull për të tjerët rreth tij nga shefi i Italisë, që pritet të kalojë në Stamford Bridge gjatë verës.

Antonio Conte ka udhëzuar zyrtarët e Chelsea që të lëvizin me transferimin e Mats Hummels nga Borussia Dortmund.
Italiani është pajtuar që të marrë drejtimin e skuadrës nga Stamford Bridge, por vendimi ende nuk është zyrtarizuar.
Një nga lojtarët që Conte do tek skuadra e re është Hummels, të cilit kontrata me Dortmund i skadon më 2017.
Conte e sheh atë si lojtar që mund të jetë lider në dhomat e zhveshjes, duke mbushur kështu vendin e John Terry.