17.06.2019 · përditësuar para 2603 dite1 min lexim
Menaxheri Antonio Conte është i interesuar që ta sjellë mbrojtësin anglez, Gary Cahill, në Inter Milan.
Conte dhe Cahill kanë punuar së bashku në Stamford Bridge për dy sezone, para se Maurizio Sarri të emërohej menaxher i Chelseas, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se Cahill ka vendosur që të largohet nga Chelsea nëpërmjet një transferimi të lirë gjatë verës së këtij viti.
Tani mbetet të shihet nëse Conte do të arrijë ta bindë atë që t’i bashkohet Interit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.