Lajmet e fundit
Italiani pritet ta zëvendësojë Guus Hiddink në postin e trajnerit të Chelsea, ndërsa është duke shikuar mundësinë e një varg transferimesh.

Antonio Conte do të kërkojë para për të transferuar pesë futbollistë, kur të marrë drejtimin e Chelsea, raportojnë mediet.
Përzgjedhësi i Italisë pritet që në fund të Euro 2016 të lë përfaqësuesen dhe të marrë drejtimin e skuadrës nga Stamford Bridge, ndërsa synon që të blejë një mesfushor, një sulmues dhe dy qendërmbrojtës.
Përflitet shumë mundësia e transferimit të dyshes së Roma, Radja Nainggolan – Miralem Pjaniq dhe sulmuesit të PSG Edinson Cavani.