Lajmet e fundit

Antonio Conte ka thënë që mund ta shohë veten si trajner të Romës, teksa ka pohuar se ka një shans prej 60% që ai të kthehet në Serie A këtë verë.
"Kam rënë në dashuri me Romën në dy vjet sa isha trajner i kombëtares", ka thënë Conte për La Gazzetta dello Sport.
"Në Olimpico, ndjeni pasionin e tifozëve që e jetojnë futbollin me një intensitet të veçantë. Dhe ata çmenden për Romën".
"Të rrethon një ambient shumë pasionant. Sot kushtet janë aty por mendoj që një ditë, herët apo vonë, do të shkoj ta trajnoj Romën".