Lajmet e fundit

Antonio Conte kërkon që të përsëris rekordet te Juventusi, duke synuar që të vijojë me fitore në Premierligë.
Pas tre fitoreve në tre ndeshjet e para të Premierligës, Blutë kanë si objektiv kryesor marrjen e tre pikëve edhe me Swansean.
“Ndaj Sëansea-it nuk do të jetë lehtë pasi ata kanë një skuadër të mirë me lojtarë cilësorë në përbërje. Ne duhet të hymë në fushë shumë të përqendruar, me besim në forcat tona për të regjistruar një tjetër fitore".
"Është shumë e rëndësishme që të gjithë futbollistët të hynë në fushë me besim dhe me dëshirë për ti bërë gjërat mirë. Guidolin ka ndërtuar një skuadër të bukur, por Chelsea shkon në Uells vetëm për fitore”.