Lajmet e fundit

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte, dëshiron edhe katër transferime të tjera para përmbylljes së afatit kalimtar veror, dhe mbi këtë po punon edhe drejtoresha e klubit, Marina Granovskaia, raporton Evening Standard.
Ylli i Leicester City-t, Danny Drinkëater, është në listën e Conte-s, por gjithashtu kampionët e Premier Ligës po e kërkojnë një mesfushor qendror, një mbrojtës krahu, një mesfushor ofensiv dhe një sulmues.
Alex Oxlade-Chamberlain, Ross Barkley, Alex Sandro, Renato Sanchez e Fernando Llorente janë po ashtu opsione për trajnerin italian.