Lajmet e fundit

Marrëdhëniet mes menaxherit të Chelseas, Antonio Conte, dhe pronarit të këtij klubi, Roman Abrahamovic, janë prishur deri në pikën ku të dy nuk po flasin më me njëri-tjetrin, raporton Marca, transmeton Klan Kosova.
Largimi i Conte-s nga Stamford Bridge duket i paevitueshëm, pasi Të Kaltrit po ashtu po humbin pikë në Premier Ligë dhe Ligë të Kampionëve.
Italiani raportohej se e konsideronte largimin nga Stamford Bridge më herët gjatë verës shkaku i tensioneve të brendshme, ndonëse kishte fituar titullin në stinorin e tij të parë në krye të Chelseas.