Lajmet e fundit
Strategu italian është cak i shumë skuadrave, me kontratën që i skadon pas Euro 2016.

Antonio Conte mund të jetë trajner i Roma apo Chelsea, pas mbarimit të avanturës së tij me Azzurët.
Teknikut, kontrata me Italinë i mbaron pas Euro 2016 gjë që ka shtuar interesimin e një varg skuadrash për t’i siguruar shërbimet e tij.
Roma ka një skuadër të formuar me Rudi Garcian në krye, por duket se prapë ka interes për të.
Nga ana tjetër edhe Chelsea, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, kërkon dikë me kualitete për bankën e saj.