Lajmet e fundit

Trajnerin i ardhshëm i skuadrës së Chelsea Antonio Conte, është duke përgatitur listën me lojtarët që kërkon të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.
Italiani kërkon të rikthej në Londër, mesfushorin e Juventusit Cuadrado, i cili është huazuar tek bardhezinjt pa të drejtë blerjeje në fund të sezonit dhe e vetmja mënyrë që kolumbiani të qëndrojë në Torino është të refuzoj ofertën e Bluve të Londrës.
Pjesë e listës së dëshirave është edhe sulmuesi i Juventusit Simone Zaza dhe mbrojtësi Leonardo Bonucci, por dyshja Angelli-Marotta ndoshta vetëm në rastin e Zaza mund të heqë dorë pasi edhe vetë sulmuesi duket se po kërkon një ambjent të ri, pasi tek “Zonja e Vjetër” nuk po gjen hapsira për shkak të rivalitetit të madh që ka në repartin e avancuar.
Jo vetëm Chelsea kërkon lojtarë nga Juventusi, por edhe kampionët e Italisë kanë vënë në qëndër të vëmendjes disa nga futbollistët e Bluve të Londrës.
Eden Hazard është një nga emrat më të lakmuar në kampin bardhezi, vetë trajneri Masimiliano Allegri e kerkon më ngulm belgun, por misoni nuk është i thjeshtë pasi për 25-vjecarin është i interesuar dhe Reali i Madridit, gjithashtu edhe braziliani Oscar së bashku me William qëndrojnë në listën e të preferuarve të teknikut Allegri .