Lajmet e fundit
Tekniku italian ka vendosur që futbollistët të pushojnë tre ditë pas humbjes nga Watford, sepse beson që lodhja po luan rol në rënien e formës të ekipit

Antonio Conte ka vendosur t’ua japë tre ditë pushim lojtarëve të Chelsea, pas humbjes turpëruese 4-1 nga Warford të hënën mbrëma.
Conte, i cili rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit, ka reaguar ndaj kësaj humbjeje duke ua dhënë lojtarëve një mundësi të rrallë për të pushuar.
Ndeshja e radhës e Chelseat është kundër West Bromwich Albion në Stamford Bridge të hënën e ardhshme.
Italiani beson se lodhja është duke luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e formës së ekipit të tij.
E marta ishte dita e vetme kur lojtarët pritej të pushonin këtë javë pas ndeshjes së mbrëmshme, por Conte ua ka dhënë edhe dy ditë shtesë atyre.