Lajmet e fundit

Drejtori i Zhvillimit të Biznesit në Comodita Home, Dardan Selimi, tha se zgjerimi në këtë qytet është hap i rëndësishëm për kompaninë.
“Zgjerimi në Durrës është një hap i rëndësishëm për ne, sepse po afrohemi edhe më shumë me klientët tanë në këtë zonë. Synimi ynë është të ofrojmë produkte cilësore për çdo familje, me alternativa të shumta dhe çmime të përballueshme. Me rastin e hapjes kemi përgatitur edhe oferta speciale me 20% zbritje për një periudhë të kufizuar”, deklaroi ai.
Përfaqësuesja për media e kompanisë, Blerta Sadikaj, theksoi se koncepti i dyqanit është menduar për ta bërë përvojën e blerjes sa më të lehtë dhe praktike.
“Koncepti i dyqanit është menduar që klientët të ndihen sa më rehat gjatë përzgjedhjes së produkteve. Kemi krijuar hapësira ku ata mund t’i shohin dhe t’i provojnë nga afër dyshekët dhe tekstilet, duke e bërë përvojën sa më të ngjashme me ambientin e shtëpisë”, u shpreh ajo.
Edhe qytetarët e Durrësit e kanë mirëpritur hapjen e dyqanit të ri.
“Jam shumë e kënaqur me zgjedhjen që ka këtu. Ka shumë modele dhe cilësia duket shumë e mirë. Edhe ofertat janë arsye shtesë me ble”, tha një qytetare.
Pas hapjes së dyqanit të 114-të në rrjet, Comodita Home ka paralajmëruar se zgjerimi në Shqipëri do të vazhdojë edhe në qytete të tjera, me synimin për ta afruar konceptin e komoditetit modern me sa më shumë familje shqiptare.
https://youtu.be/ksf6_zki5z8