Brigada e Zjarrfikësve e Gjakovës ka falënderuar përzemërsisht kompaninë “Comodita Home” për donacionin e dyshekëve për të gjithë stafin.
Përmes një postimi në Facebook, nga kjo brigadë është bërë e ditur se ky gjest solidariteti dhe përkrahjeje përbën një mbështetje të rëndësishme për zjarrfikësit në përditshmërinë e tyre.
Sipas tyre, ky donacion i motivon edhe më shumë në misionin për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
“Faleminderit për mbështetjen”, thuhet mes tjerash në postim, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.